FAQS


Çfarë është Proenti?

Proenti është një faqe interneti i cili bën të mundur blerjen e produkteve përmes internetit në kompjuterin apo smartfonin tuaj dhe dërgimin e tij në vendin që ju caktoni.

Ky shërbim mund të merret nga shitesit më të kualifikuar në Shqipëri, ne punojmë me dyqanet më të mira në vend për t’ju ofruar një shumëllojshmëri produktesh.

Rreth përdorimit të Proentit

Përdorimi është i thjeshtë për tu adoptuar nga të gjithë: mjafton të hysh në faqen elektronike (proenti.com) ose përmes aplikacionit (i përshtatur në sistemin iOS & Android)

Cfarë produktesh mund të gjej tek Proenti?

Në Proenti Shop bejne pjese më shumë se 100 tregtarë/shitës dhe kategoritë ku bëjnë pjesë janë të ndryshme si: Elektronika, Meshkuj, Femra, Libra, Sport, Market Online, Femije, Shtepia, Kujdesi Personal, Makina, Verera.

Si mund të marr porosinë time?

Në varesi të porosisë, ekipi i dorëzimit do të organizohet për të sjellë produktet sa më shpejt të jetë e mundur aty ku ndodheni.

Mënyrat e pagesës

Mund të bëj pagesë me kartë? Ju mund të paguani me kartë online vetëm nese keni në llogari në PayPal.

Cfarë mënyra pagesash ofroni?

  • Pagesa në dorëzim. Ju paguani vetëm pasi produkti është dorëzuar tek ju. Kjo mënyrë ju ofron sigurinë më të madhe të mundshme. Nuk ka nevojë për kartë krediti apo llogari bankare dhe përsëri përfitoni nga shumëlljoshmëria e produkteve dhe çmimet e lira që ne ofrojmë.
  • Me transfertë bankare. Kjo mënyrë vlen për të gjithë, kudo që ndodhen. Gjatë proçesit të blerjes, nëse zgjidhni këtë mënyrë, do ju shfaqet llogaria bankare për brenda Shqipërisë. Llogaria është nga BKT Bank dhe është e regjistruar në emër të Planet APP sh.p.k. Kështu çdo pagesë e depozituar në këtë llogari, është e sigurt dhe ju keni të drejtën ta merrni mbrapsht nëse ne nuk plotësojmë kushtet që ju paraqesim.

Mundësi kthimi

Tek ne ju keni mundesi kthimi brenda 14 diteve pa paguar asgjë NËSE JU DESHIRONI KTHIM PARASH, kthimi i produktit duhet të bëhet Brenda 48 orëve nga momenti që ju keni marrë porosinë në dorëzim nga korrieri. Produktet që doni të ktheni duhet të jenë në kutinë origjinale me paketimin dhe ambalazhimin e tyre, të mos jenë përdorur apo dëmtuar gjatë provës dhe tё shoqërohen me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit dhe faturën e blerjes. Nëse ky afat kalon, mos u shqetësoni. Ju sërish do mund ta ktheni produktin tuaj, brenda 14 ditëve por nëse kthimi bëhet pas 48 orëve, ju do keni mundësi vetëm ta zëvëndësoni produktin me një produkt tjetër, pra nuk do mund t’ju kthehen paratë në raste të tilla. Ne do ju lejojmë që kundrejt vlerës së produktit të kthyer, ju të merrni një produkt tjetër brenda një afati kohor, një vjeçar nga momenti I kthimit të produktit.

Si bëhet kthimi i produktit?

Në fillim na kontaktoni për kthimin që doni të bëni. Kontaktin mund ta bëni me telefon, facebook, email. Më pas plotësoni tek fatura e blerjes, emrin e produktit të kthyer, arsyen e kthimit (nuk ju pëlqeu, nuk e doni më produktin, nuk ishte sipas pritshmërive, kishte problem etj). Me faturën e plotësuar ju mund ta nisni produktin në adresën tonë. Dërgimin e produktit mund ta nisni me postë tek adresa jonë. Adresa jonë: TIRANE Njesia Administrative nr.9, Rruga Muzaket, Ndertesa 16, Hyrja 3, 1016. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të informojmë postën që të vijë ta marrë produktin tek ju, në të tilla raste ju do keni mundësi të paguani çmimet preferenciale që ne kemi për dërgimin e produktit. Në Tiranë kostoja e dërgesës është 150 Lekë, në qytetet e tjera të Shqipërisë kostoja është 300 Lekë.

Si mund të përdorni vlerën monetare sërish?

Kur produkti kthehet në zyrat tona në Tiranë, bëhet verifikimi i tij brenda 24 orëve. , Nëse produkti përmbush kushtet e kthimit, ne ju kontaktojmë nëpërmjet emailit ose telefonit për rimbursimin e vlerës së produktit. Në rastet kur porosia përmban vetëm produktin e kthyer ose ju keni kthyer të gjitha produktet e porosisë rimbursimi përfshin edhe transportin që keni paguar tek ne për ta sjellë produktin tek ju. Klientit do t’i rimbursohet vlera e produktit. Rimbursimi do të kryhet përmes pagesës në llogarinë bankare të klientit.Gjithashtu rimbursimi mund të bëhet nëpërmjet llogarive PayPal, EasyPay, bankë. Ju keni të drejtë gjithashtu ta zëvëndësoni produktin e kthyer me një produkt tjetër nëse ju dëshironi. Në qoftë se produktet na dërgohen të përdorur, të dëmtuar, të larë ne nuk do e pranojmë, produkti do dërgohet sërish tek ju dhe nuk mund të procedojmë me rimbursimin. Produktet që doni të ktheni duhet të jenë në kutinë origjinale me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur apo dëmtuar gjatë provës dhe tё shoqërohet me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit dhe faturën e blerjes. KUJDES: Produktet kozmetike dhe të kujdesit personal, rrobat e banjos, bikini, intimo, librat, dvd, vcd, cd produkte që mund të kopjohen, produkte kancelarie si toner etj., vetëm në rastet kur nuk është hapur ambalazhi, s’është provuar, prishur ose përdorur mund të bëhet kthimi. Pishinat dhe komardaret, apo varkat me material të ngjashëm, nuk mund të kthehen nga klienti në asnjë rast. Pajisjet elektroshtepiake si frigorifer, furrë, pjatalarëse, mikrodalga, hekur, kondicioner, televizor etj., pra pajisje që kërkojnë instalim duhet të hapen dhe instalohen vetëm nga serviset e autorizuar. Nëqoftëse hapja bëhet nga ana juaj para servisit produkti mund të ngelet jashtë garancisë. Në rastin kur servisi i autorizuar gjen një gabim ose difekt gjatë instalimit të produktit duhet mbajtur një procesverbal ku personi i autorizuar të specifikojë hollësisht problemin dhe defektin. Procesverbali dërgohet bashkë me faturën dhe produktin për të kërkuar kthimin.

Cilat janë kushtet e kthimit të produktit?

Ju mund ta ktheni produktin për çfarëdolloj arsyeje tek ne mjafton të ktheni produktin sipas kushteve të mëposhtme. Këto kushte nevojiten sepse produkti duhet të jetë në gjendje të shitet sërish dhe furnitorët tanë e kanë të pamundur ta tregëtojnë në rast të kundërt.

  • Produkti nuk duhet të jetë i dëmtuar.
  • Produkti nuk duhet të ketë shenja përdorimi.
  • Amballazhi i produktit duhet të jetë i rregullt dhe me të gjithë aksesorët e tij.
  • Produktet me pulla sigurie në paketim duhet ta kenë të padëmtuar pullën e sigurisë. Pra nuk duhet të jetë i hapur.
  • Produkti duhet të ketë faturën e blerjes së tij.

Raste të veçanta apo produkte të dëmtuara.

Në rastet kur produkti nuk funksionon siç duhet ju mund ta ktheni produktin dhe pasi ta kemi konstatuar problemin ne do të rimbursojmë edhe vlerën e transportit që ju keni paguar për të sjellë produktin tek ne. Për këtë arsye kthimi në të tilla raste duhet të na identifikohet paraprakisht që ne të sjellim kompaninë e transportit që kemi marrëveshje. Ju keni të drejtën e heqjes dorë nga blerja brenda 14 ditëve, pa dhënë asnjë arsye dhe ne ju krijojmë mundësinë që shumën e shpenzuar ta përdorni për një blerje tjetër pa ju kushtëzuar për kohën.

E drejta e konsumatorit të heqë dorë:

Në të gjitha rastet, është përgjegjësia e blerësit t’i kthejë mallrat tek ne ose t’i dorëzojë ato tek dikush të cilin ne e kemi autorizuar t’i marrë. Ju duhet t’i ktheni mallrat në adresën e përcaktuar. Nëse ne nuk keni dhënë ndonjë adresë ju mund t’i ktheni ato në çdo adresë që ne kemi përcaktuar për përdorim nga konsumatorët për të na kontaktuar. Ju nuk duhet të vononi kthimin e mallrave dhe duhet t’i dërgoni ato mbrapsht brenda 14 ditëve nga dita kur na informoni për vendimin e anullimit. Nëse kthimi bëhet me postë ose korrier tarifa e kthimit paguhet nga ju. Nëse i sillni në dyqanet tona fizike nuk paguani asgjë. Pasi ne biem dakort me ju për pagesën e transportit gjatë kthimit të produktit procedohet me kthimin.

Çfarë ndodh nëse në momentin e dorëzimit ju nuk ndodheni në vendin e caktuar?

Nëse ju mendoni që nuk do të jeni në atë adresë në momentin që mund të vijë porosia juaj, nuk ka asgje per tu shqetesuar nga ana juaj.

Korrieri do t’ju telefonojë përpara se ai të niset, që të konfirmojë vendndodhjen.

Nëse korrieri nuk do të mund të flasi me ju edhe pasi është bërë konfirmimi i vendndodhjes, ju do të merrni nje vlerësim negativ si klient.

Për ta shmangur këtë rast të padëshiruar, ju lutem të jepni informacione të sakta dhe të jeni të disponueshëm në momentin që do t’ju telefonojnë.

Duhet të lë bakshish?

Dhënia e bakshishit varet nga dëshira e konsumatorit.

Nëse mendoni se shërbimi ka qenë korrekt mund t’i lini bakshish korrierit në momentin që ai ju sjell porosinë.